KRONIKË

Indrit Dokle në polici, zbardhet identiteti i të kërkuarit që lëvizte me të në makinë


Zbardhet identiteti i personit që po lëvizte në makinë me Indrit Doklen. Burime bëjnë me dije se në makinë ka qenë Fatjon Murati.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Dokle është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas dyshimeve se në makinën e tij lëizte i kërkuari Murati.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Emri i këtij të fundit ishte në listën e 6 personave që ishin kërkuar të merreshin në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit, për masakrën e Fushë Krujës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Mësohet se Dokle dhe Murati lëviznin me një mjet të blinduar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Së bashku me Doklen, e Muratin, në komisariatin e policisë së Tiranës është shoqëruar edhe një person i tretë. Burime bëjne me dije se të tre personat janë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Indrit Dokle, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës famëkeqe të Durrësit, janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

Sipas Prokurorisë, banda është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim.

Related Articles

Back to top button